Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Qeverinë Çeke

Lajme

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Qeverinë Çeke

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 20:14

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë Çeke, saktësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me një shumë prej 17,090.00 eurosh për realizimin sa më të mirë dhe të suksesshëm të vizitave sistematike mjekësore në shkollat e Komunës së Prishtinës.

Nënkryetari i Komunës Dardan Sejdiu dhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale, doktor Arben Vitia, pritën në një takim pune Zëvendësambasadoren e Republikën së Çekisë në Prishtinë, Jana Kalman si dhe Ali Misimin nga organizata ‘People In Need’.

Nënkryetari i Komunës, Sejdiu dhe drejtori i DSHMS-së, Vitia, kanë falënderuar Qeverinë e Çekisë për këtë donacion dhe me këtë rast kanë diskutuar edhe shumë çështje të tjera të interesit të përbashkët dhe kanë shprehur gatishmëria e dyanshme për projekte të përbashkëta edhe në të ardhmen për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.

Ky projekt vjen pas përfundimit me sukses të fazës së parë të këtyre vizitave dhe do të ndihmojë ekipet mjekësore me pajisje mjekësore, pajisje teknologjike dhe trajnimet e nevojshme me qëllim të lehtësimit dhe digjitalizimit të këtij procesi. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat