Shpend Ahmeti tenton të shfajësohet për tenderin e dyshimtë

Lajme

Shpend Ahmeti tenton të shfajësohet për tenderin e dyshimtë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 19:37

Shpend Ahmeti më në fund është deklaruar rreth tenderit të dyshimtë për furnizim me naftë, ku Komuna që ai udhëheq favorizoi një kompani që nuk i plotëson kriteret. Normalisht, reagimin ai e ka bërë në Facebook.

Ja reagimi i plotë:

E çmoj dhe e respektoj gazetën Koha Ditore dhe gazetaret e saj. Poashtu dua të theksoj se gazetaria hulumtuese është një prej shtyllave të demokracisë. Respekti për këtë shtëpi poashtu nënkupton që presim nga kjo shtëpi gazetari të nivelit të lartë.

Po e shoh që gazetarët solidarizohen shumë shpejtë duke u thirr ne lirinë e mediave. Kjo është mirë. Por, duhet ta repsektojmë edhe të drejtën e qytetarëve për tu informuar drejtë.

Sot ka dalë në lajme një titull bombastik për prokurim të naftës në komunen e Prishtinës. Edhe pse komuna ka shpjeguar situaten ende ka pretendime nga gazetarë se kanë gjet shkelje.

E para, procesi nuk ka përfunduar ende sepse kemi prit të perfundoi periudha e ankesave.

Së dyti, gazetari ka pretenduar se ka fituar kompania me licenca fallco. Kjo nuk është e vërtetë, sot i kemi verfikuar edhe njëherë se të gjitha licencat me të cilat ka aplikuar kompania janë valide. Pra NUK ka licenca fallco. Këtë e kemi verifikuar edhe pse nuk është detyre e jona. Shpresoj se gazetari reflekton mbi këtë fakt. Në qoftë se ndonjëherë tjetër në ndonje tender tjetër në organizatë buxhetore ka ndodhë kjo atëherë përgjegjesia mbetet mbi ato organziata dhe mbi MTI qe te marr masa dhe ti fusë në listë të zezë këto kompani.

Së treti gazetari ka pretenduar se ka pas tentim fshehje te dosjes. Kjo është akuzë e rënde dhe domosdo e marrim seriozisht. Nga komunikimi e kam parë që nga dëshira e gazetarit për të dalë storie nuk janë respektuar as afatet ligjore. Besoj se është e qartë tashme që cdo qytetar, gazetar ka të drejtë të vijë në komunë, të kerkoj dokumente ti shoh ato dhe të hulumtojë edhe më tutje. Kërkesat për qasje trajtohen me prioritet dhe zgjidhen brenda tri ditëve. Këtë nuk mund ta ndalojë asnjë kryetar apo personalitet tjetër. Është e drejtë.

Së katërti nuk ka pas ankesa nga kompani të tjera. Vlera është rreth 250 mijë euro në vit.

Titujt bombastikë dhe paralajmërimet si ja " Prishtina e VV" apo "Komuna e Shpendit" janë më shumë të natyres propagandistike se sa hulumtuese. Ashtu sic e mbrojnë gazetarët të drejten e tyre për te hulumtuar, ashtu do ta mbrojmë edhe ne të drejtën tonë për tu mbrojtur nga akuzat e pabaza.

Posaqërisht duke ditur se çfarë lufte e veshtirë eshte lufta kundër korrupcionit dhe një sistemi thellësisht të kalbur dhe vendosmërinë tonë për të vendosur bazat e një qeverisje ndryshe. Nuk mund të lejojmë as dyshimet më të vogla.

Licencat janë obligim i MTI dhe shpresoj se të gjitha parregullsitë do të gjinden e ne mundemi vetëm të ndihmojme si konsumatorë.

I uroj gazetarëve hulumtues sukses sepse pa gazetari te mire nuk ka as zhvillim. Por në emër të lirise se shprehjes nuk mund të akuzohet nje institucion i tere dhe te krijohet paqartesi te qytetari pa hulumtuar mire. Mund te ndodhe qe komuna nuk punon sipas orarit te cdo gazetari por per ate arsye kemi ligje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat