Ramadani: Të zbardhen vrasjet e qytetarëve të Kosovës

Lajme

Ramadani: Të zbardhen vrasjet e qytetarëve të Kosovës

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 15:58

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka kërkuar nga organet e rendit qe të zbardhen vrasjet e qytetarëve të Kosovës të cilët janë vrarë dy ditëve të fundit.

Më tutje, Ramadani ka thënë se mungesa e rendit dhe ligjit në Kosovë po vazhdon t'i shkaktojë humbje të pakthyeshme popullit të Kosovës.

“Vrasjet e dy ditëve të fundit të qytetarëve të Kosovës duhet të zbardhen në afat të shpejt dhe me profesionalizëm.
Askush nuk ka të drejtë të sulmojë jetën, pronën dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës.
Mungesa e rendit dhe ligjit në Kosovë po vazhdon t'i shkaktojë humbje të pakthyeshme popullit të Kosovës.
Ndriçimi i rasteve të fundit dhe dënimi i vrasësve duhet të ndodh shpejt dhe pa asnjë dilemë.
Problemet e shumta në Kosovë, të rritura gjatë këtyre viteve të fundit për shkak të keq-qeverisjes rekorde, po dëshmojnë se jeta e qytetarit nuk është e sigurt.
Për këtë kemi folur pa ndalë për vite të tëra”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat