Sërish prishje në KEK, mund të ketë ndërprerje të rrymës

Lajme

Sërish prishje në KEK, mund të ketë ndërprerje të rrymës

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 14:24

KEDS ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit janë lajmëruar nga KEK për prishje të re në të njejtën njësi gjeneruese B2 të Termocentralit Kosova B. Ata thonë se është duke importuar gjithë energjinë në dispozicion në treg, sidoqoftë për shkak të disponueshmërisë së limituar mund të ketë ndërprerje të energjisë gjatë ditës edhe pse për momentin gjendja është stabile.
B2 është njëra prej dy njësive të vetme gjeneruese që prodhonin energji elektrike pas aksidentit Kosova A të KEK. Dy ditë radhazi, i gjithë furnizimi me energji elektrike varet nga vetëm një njësi gjeneruese në termocentralin Kosova A të KEK (130 MË) dhe nga importi i shtuar jashtë mase që KEDS realizon dhe mbulon.

“Zyrtarë të KEK janë duke bërë të gjitha përpjekjet për të rregulluar prishjen në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor dhe ende nuk jemi lajmëruar për kohën e saktë të kthimit të njësisë nga KEK. Për më shumë, jemi lajmëruar që KEK ka arritur të sigurojë përkrahje nga KESH (100 MË), përkrahje kjo që edhe ditën e djeshme nuk ishte e mjaftueshme dhe nuk e përmbush sasinë e energjisë që duhej prodhuar nga njësia B2 dhe njësitë tjera që janë jashtë pune. KEDS ka shtuar sasinë e importit për të mbuluar mungesën e shfaqur si pasojë e problemeve edhe në njësinë B2”, thuhet në një njoftim të KEDS.

KEDS është duke importuar gjithë energjinë në dispozicion në treg, sidoqoftë për shkak të disponueshmërisë së limituar mund të ketë ndërprerje të energjisë gjatë ditës edhe pse për momentin gjendja është stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat