Në shkollat e Kosovës Lindore prostestohet më 1 shtator

Lajme

Në shkollat e Kosovës Lindore prostestohet më 1 shtator

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 13:21

Përfaqësuesit e spektrit politik shqiptarë në Luginën e Preshevës, kanë ftuar arsimtarët dhe nxënësit bashkë me prindërit e tyre që në ditën e hënë,më 1 shtator të protestojnë para objekteve shkollore

Protesta do të mbahet në shenjë paknaqësie ndaj qeverisë serbe, për mos lejimin e përdorimit të teksteve mësimore nga Kosova dhe Shqipëria edhe në Luginë. Vendimi për protestë është marrë unanimisht nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike që tubojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Mos lejimi i përdorimit të teksteve mësimore për më se tri dekada është tërësisht i papranueshëm për faktin se të gjitha pakicave kombëtare të tjera në Serbi iu lejohet përdorimi i teksteve mësimore nga shtetet e tyre amë, përveq shqiptarëve, kanë vlerësuar ndër të tjera përfaqësuesit e partive dhe institucioneve politike të Luginës.

Organziatorët e protestës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare, kërkesat e protestës përveq që do t`ia adresojnë qeveritarëve në Beograd, me të njëjtat do të sensibilizojnë edhe përfaqësit diplomatike të shteteve më me ndikim të akredituara në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat