Në Drenas shënohet dita ndërkombëtare për personat e zhdukur

Lajme

Në Drenas shënohet dita ndërkombëtare për personat e zhdukur

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 13:14

“I kërkojmë të gjallë, nuk po i gjejmë as të vdekur...”. Kjo është motoja me të cilin këtë vit shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur -30 gushti, në Kosovë do shënohet në Drenas, për të nderuar personat e identifikuar kohët e fundit nga varreza masive në Rudnicëtë Rashkës, si dhe 1700 të zhdukurit e luftës në Kosovë.

“I kërkojmë të gjallë, nuk po i gjejmë as të vdekur...”. Kjo është motoja me të cilin këtë vit shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritarë për Persona të Zhdukur tha se të gjitha aktivitetet për shënimin e ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur do të përmblidhen vetëm në një tubim përkujtimor, i cili do të mbahet të shtunën në Drenas për shkak të zhvillimeve të fundit që lidhën me identifikimin dhe procesin e riatdhesimit të mbetjeve mortore nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Gara bëri të ditur se familjet e personave të identifikuar nga Drenasi dhe Skenderaj janë njoftuar konform procedurave ligjore. Ndërkaq, sa i përket rivarrimit, Gara sqaroi se familjaret kanë vendosë që personat e identifikuar të rivarrosen pasi të arrijnë dhe identifikohen të gjitha mbetjet mortore.

“Në mesin e 24 mbetjeve mortore që pritet të sillen javë e ardhshme, prej tyre 18 raste janë persona që kanë rezultuar të zhdukur kurse 6 raste janë raste të ribashkimit të kockave”, tha Gara pwr radio Kosovwn.

Ndryshe Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka bërë të ditur se në rajonin e Ballkanit mbeten edhe rreth 11 mijë persona të pagjetur nga luftërat e viteve 1990.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat