Alma Lama: Në vendimin e Gjykatës mungon vetëm fjalia: të votohet kandidati i PDK-së

Lajme

Alma Lama: Në vendimin e Gjykatës mungon vetëm fjalia: të votohet kandidati i PDK-së

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 12:37

Ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila i obligon deputetët që të qëndrojnë në seancën konstituive ka reaguar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama.
Ajo ka thënë për Gazetën Blic se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e shkeli edhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Sipas saj, Rregullorja e lejon që një deputet betimin të bëjë edhe pas seancës konstituive, ndërkaq, sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon të gjithë deputetët të jenë të pranishëm.
Ajo ka ironizuar me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se “në vendim mungon vetëm fjalia: të votohet kandidati i PDK-së”.
Gazeta Blic gjatë ditës ka raportuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës bie ndesh me nenin 10, pikën 2 të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat