Ushtria serbe qëllon me armë vëllëzërit shqiptarë, njëri vdes, 2 plagosen! në Mitrovicë (Foto + Video)

Lajme

Ushtria serbe qëllon me armë vëllëzërit shqiptarë, njëri vdes, 2 plagosen! në Mitrovicë (Foto + Video)

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 10:43

(I plotësuar) - Albion Brahimi, i plagosuri i parë ka treguar se si një person me uniform serbe ka gjuajtur në drejtim të tyre.

“Kemi qenë brenda territorit kur na ka gjuajte një person me uniforme si te ushtrisë serbe. Unë ashtu i plagosur kam shkuar deri ne shtëpi për ta lajmëruar familjen”, ka thënë ai

Familjarët e të lënduarve në Mitrovicë thonë se djemtë kanë qenë brenda territorit të Kosovës.

“Ata janë kanë duke ecë rrugës në mal të vetin dhe një person me uniform serbe ka dal midis rrugës dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të Ardanit, Albertit dhe Albionit.
Kushërinjtë e mi nuk kanë qenë në kufirin me serbin, ata kanë qenë në malin e tyre pasi që 4 kilometra larg aty është kufiri me serbi”, ka thënë njëri prej familjarëve.

Njëri nga të rinjët është plagosur në gjoks ndërsa tjetri është në gjendje shumë më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur , drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë.

“Po e kemi pranuar para 20 minutave një person i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit të cilin e kanë sjellur nga veriu i Mitrovicës. Ai për momentin është në ekzaminim dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.

Madje Lenjanni bënë të ditur se tashmë i kanë njoftuar se i plagosuri tjetër nga ky rast, e që gjendja e tij, është më e rëndë se e djaloshit më të ri.

I lënduari që tashmë po i bëhet ekzaminimi është 16 vjeç.

* * * * *

Personi i vdekur dhe dy të plagosurit, mësohet se janë vëllezër, njëri 19 vjeç, njëri 17 dhe tjetri 16. Që të tre shqiptarë, me mbiemrin Brahimi.
Ky i fundit tashmë ka arritur në Emergjencë në Prishtinë.
Burime të agjencive gjithashtu bëjnë të ditur se ata kishin shkuar në mal për dru dhe se një person me uniformë serbe ka shtënë me armë në drejtim të tyre.
Askush nuk din nëse ishin andej kufirit apo këndej, por dihet se ata kishin shkuar për dru.

​Një i vdekur dhe një i plagosur në Mitrovicë

Të shtëna armësh janë dëgjuar mengjesin e sotëm mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë me ç’rast një person është plagosur dhe një tjetër është gjetur pa shenja jete bëjnë të ditur burime të agjensive.
Sipas këtyre burimeve të shtënat kanë zgjatur për disa minuta, ndërsa, dyshohet për më shumë persona të plagosur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës,Avni Zahiti ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se i plagosuri pasi është trajtuar në spitalin e Mitrovicës është dërguar në QKUK. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat