Mbyllen lokalet ku perdoret droga

Lajme

Mbyllen lokalet ku perdoret droga

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 09:13

Gjilan – Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal është treguar i vendosur pasiqë ka arritur të ndalojë lokalet ku zhvillohet narkomania. Me të gjitha mjetet do të jem kundër dukurive negative ku zhvillohet narkomania, kazinotë e klubet e natës thotë ai.
Inspeksioni komunal ka ndërmarrë një aksion shumë të dobishëm pasiqë ka arritur të mbyllë disa lokale ku dyshohet se përdoret droga, raporton rajonipress.

Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se aksioni është treguar i suksesshëm dhe tashmë janë mbyllur lokalet ku dyshohet se të rinjtë dhe të tjerët kanë përdorur drogën. “Ne nuk do të lejojmë me asnjë çmim që dukuritë negative ta helmojnë rininë tonë dhe unë me të gjitha mjetet ligjore do të kujdesem për një jetë më të mirë e më të shëndetshme të të rinjve tanë” tha Xhelili.

Xhelili tha se për të gjitha këto lokale të dyshimta që ushtrojnë veprimtari të narkomanisë, klubeve të natës e kazinove ka dëshmi dhe do t`i bëjë publike së shpejti.

“Aksioni ndaj këtyre dukurive negative do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe nuk do të tërhiqemi nga këto veprime pasiqë po e mbrojmë rininë tonë dhe po kujdesemi për të gjitha kategoritë e shoqërisë që mos të bien viktimë e këtyre dukurive” shprehet Xhelili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat