OKB, sot shqyrtohet dialogu Kosovë-Serbi

Lajme

OKB, sot shqyrtohet dialogu Kosovë-Serbi

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 09:03

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të shqyrtojë sot çështjet pezull mes Serbisë dhe Kosovës në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon.

Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-moon pritet që të drejtojë Prishtinën drejt një dialogu me Beogradin për çështjet e pazgjidhura mes tyre, pas një ndërprerjeje për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Delegacionin e Kosovës në këtë mbledhje, do ta udhëheqë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Sipas burimeve, pritet që Hoxhaj të kërkojë mbështetje nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit për t’i bërë presion Serbisë për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

Çështje të tjera që do të jenë në listën e diskutimeve janë: respektimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kontributi për zbardhjen e fatit të trupave të pagjetur.

Nga Beogradi bëhet e ditur se delegacionin e Serbisë do ta kryesojë Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i këtij vendi. Ai do të shoqërohet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat