Mustafa apelon: Mos ndërhyni në provimin e maturës

Lajme

Mustafa apelon: Mos ndërhyni në provimin e maturës

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 08:55

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa gjatë një intervistë për transmetuesin publik ka thënë se, ndërhyrja në formë ilegale në testin e maturës përbënë vepër penale.
Ai tregoi edhe për kallëzimet penale që MASHT-i i ka dorëzuar në Prokrurinë e Shtetit për afatin e kaluar.
“Le ta kupton çdo qytetarë që ndërhyrja në testin e maturës është vepër penale dhe nuk lejohet assesi”, ka thënë ai.
Ndryshe, sot rreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të Maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test sot në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat