​Banorët e cilësojnë si “luftë” incidentin kufitar ku dyshohet se pati të vrarë e të plagosur

Lajme

​Banorët e cilësojnë si “luftë” incidentin kufitar ku dyshohet se pati të vrarë e të plagosur

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 08:10

Familjarët e Fatmir (Halit) Mehmetit, për të cilin dyshohet se është vrarë mëngjesin e së enjtes nga xhandarmëria serbe, nuk e kishin vënë karrigen me peshqir para shtëpisë në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.
Ata ende shpresojnë që Fatmiri të jetë gjallë diku në Serbi. Nuk kanë marrë asnjë informatë zyrtare se çka ka ndodhur me të. Prandaj edhe ngurrojnë të flasin.

“Nuk po dimë as ne më shumë se që po raportohet në media”, thotë një nip i tij.

Incidenti kishte nisur pikërisht në mbrëmjen e së mërkurës, kur një grup prerësish të druve kishin kaluar kufirin për të dalë në territorin serb në fshatin Orlishtë (Orllova) te “Livadhi i gjatë”, siç e quajnë banorët.

Nuk dihet me saktësi se si ka nisur incidenti, por diku prej orës 18:00 aty ishte plagosur Naim Zeqiri (34) nga fshati Llaushë i Podujevës, për të cilin mediat serbe raportojnë se po mjekohet në Nish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat