Samiti i Berlinit ekzalton Thaçin, bombardon Facebook-un

Lajme

Samiti i Berlinit ekzalton Thaçin, bombardon Facebook-un

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 07:31

Ai për më pak se 10 orë gjatë qëndrimit në Gjermani, ka lëshuar hiç më pak se gjashtë njoftime në profilin e tij në Facebook dhe dhjetëra fotografi. Sigurisht që është ndjerë shumë i lumtur me takimin që patën me Angela Merkel.

Për më tepër lexoni edhe shënimin e fundit të publikuar nga Thaçi në Facebook, para pak minutash, si dhe të tjerët në vazhdim.

1. Kosova tani e ka vendin e vet të sigurtë dhe të palëkundshëm në arkitekturën e Europës moderne. 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, pas katrahurave tona nën okupim njëshekullor dhe e rrethuar me konflikte tjera të përgjakshme midis shteteve të Ballkanit, republika më e re europiane është faktor stabiliteti dhe progresit shtet-ndërtues.

Për këtë falënderojmë Gjermaninë nën lidershipin e Kancelares Merkel, miqt e tjerë në Quint, rolin e pazavendësueshëm te SHBA-ve si dhe të gjitha shtetet e BE-së që kanë hapur dyert për perspektiven europiane të shtetit tonë. Jemi në një momentum të ri, kualitativ për Kosovën europiane.

2. Dua të falënderoj Kancelaren Merkel për këtë ide brilante për të mbledhur në këtë platformë të përbashkët liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.Unë jam i bindur se ne të gjithë që jemi të pranishëm sot këtu, për arsye të cilat janë të njohura për të gjithë, pajtohemi se nuk do të kishte përbërje më domëthënëse se kjo, për të shënuar përvjetorin e 100 të fillimit të Luftës së Parë Botërore.Sot, nuk do të flas për historinë edhe pse jam historian për nga profesioni. Nuk dua të flas shumë as për të kaluarën e popujve të Ballkanit Perëndimor, sepse të gjithë e dimë se sa e dhimbshme dhe e hidhur ka qenë ajo.Tani është momenti që të flasim për të sotmen dhe të ardhmën tonë të përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t’u bërë pjesë e familjës europiane, pjesë e BE-së dhe NATO-s.Duke iu falënderuar ndihmës së BE-së, të gjitha shteteve anëtare e në veçanti Gjermanisë por gjithashtu edhe rolit të pazavendësueshëm të SHBA-ve, Kosova ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm në këto vitetet e para të këtij shekulli.

3. Disa nga projektet konkrete që i prezantuam për përkrahje nga Gjermania dhe partnerët e që kanë implikime nacionale por edhe rajonale janë:

- Fondit i Punësimit si fond investiv i përkrahjes sidomos për ndërmarrje të vogla e të mesme për krijim të vendeve të reja të punës, implementimi i të cilit do të filloje menjëherë me krijimin e Qeverisë së re.

- Hekurudha që lidh Kosovën me Malin e Zi dhe Shqipërinë – përderisa Kosova nuk ka qasje në ujërat ndërkombëtare ose lumenj të lundrueshëm, transporti hekurudhor i mallrave dhe njerëzve mbetet forma më e lirë e transportit. Studimet e fizibilitetit kanë përfunduar dhe kërkohen 180 milion euro. Duke u bazuar edhe në Strategjinë e Qeverisë për Borxhet, projektet e tilla kapitale planifikohen të financohen me borxhet e jashtme, siç janë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Banka Investive Evropiane (BIE)

- Pjesa e mbetur të sektorit Besi – Merdare ndërsa Serbia ka kërkuar fonde për pjesën serbe të autostradës - si i tillë projekti i është prezantuar EIB dhe EBRD për financim.

- Integrimi i mëtutjeshëm energjetik me rajonin dhe linjë transmisioni me Malin e Zi, pas ndërtimit të linjës me Shqipërinë që do të përfundon më 2016.

4. Në Konferencën e Berlinit delegacioni i Kosovës prezantoi mundësitë investive konkrete. Bashkëpunimi rajonal, reformat në sundim të ligjit, luftim kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Nuk ka ekonomi të fortë pa marrëdhënie të mira me fqinj dhe nuk ka krijim të vendeve të reja të punës nëse nuk ka shtet ligjor. Kosova ka shënuar progres këto vite por si kryeminister i vendit kam dhënë premtimin se do të punojmë edhe më shumë të ndërtojmë ekonomi moderne. HTH

5. Në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor biseduam me Kancelaren Merkel për nevojat e Kosovës në investime, krijim të vendeve të reja të punës. Populli është lodhur nga politika dhe ne kemi detyrim të fokusohemi kah konsensusi për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, reforma dhe integrime Euro-Atlantike. Kancelarja Merkel do të jetë përkrah Kosovës dhe Ballkanit. HTH

6. Sot po nisem për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel me pikënisje shënimin e përvjetorin e njëqindtë të Luftës së Parë Botërore.Përqëndrimi ynë është në ekonomi dhe Qeveria e Kosovës e ka në fokus të prezantimeve dhe bisedave krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimet gjermane.Do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t'u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO-s. Shtetet tona respektive mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave përmbajtësore e sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit. Kjo përcakton edhe dinamikën e anëtarësimit tonë në BE. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat