Ismet Beqiri i kundërpërgjigjet Rrustem Mustafës : Sundimi i ligjit dhe Demokracia mund të ndodhin me LDK-në por pa PDK-në në pushtet

Lajme

Ismet Beqiri i kundërpërgjigjet Rrustem Mustafës : Sundimi i ligjit dhe Demokracia mund të ndodhin me LDK-në por pa PDK-në në pushtet

Nga: Mimozë Lakna Më: 28 gusht 2014 Në ora: 18:59

Derisa anëtari i kryesisë së PDK-së Rrustem Mustafa vazhdon ta proklamoj idenë e një koalicioni ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se nuk do të ndodhë një koalicion i tillë.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, përsërit qëndrimin e LDK-së se në asnjë mënyrë nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Beqiri i kundër përgjigjet Rrustem Mustafës duke i thënë se asnjë strukturë e LDK-së nuk e do një koalicion të tillë.
“Ajo që mund të them me përgjegjësi të plotë, LDK-ja kurrfarë gatishmërie nuk ka dhe as strukturat udhëheqëse të LDK-së nuk kanë, asnjë forum, asnjë organ i LDK-së as nuk e ka vullnetin e as gatishmërinë për një koalicion të tillë. Mund të them me përgjegjësi se vullneti i anëtarësisë që me PDK-në , në asnjë rrethanë ne nuk bëjmë koalicion. Prandaj vazhdon një propagandë të thuhen dhe të thuhen gjëra që nuk qëndrojnë. Në këtë rast z. Mustafa mund të flas vetëm në emër të PDK-së. Unë nuk e di se si ai mund të flas dhe të tregoj se si qenkan strukturat e një partie dhe të thotë se janë të gatshme me hy në koalicion me ta”,thotë Beqiri për “Bota sot”.
Sipas Beqirit, të gjitha deklaratat tjera që nuk vijnë nga strukturat e LDK-së janë t pavërteta.
“Unë sinqerisht po e them, po mundohem dhe duhet të përmbahem nga kualifikim tjetër, por po ju them edhe njëherë se, Lidhja Demokratike e Kosovës, as udhëheqja e sa, as një forum, asnjë organ, asnjë strukturë dhe as antarësia, nuk e përkrahin kurrëfar bashkëpunimi, koalicioni apo ofertë të PDK-së. Cdo gjë tjetër që thuhet unë e them me përgjegjësi edhe nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së se kushdo që thot dicka tjetër është jashtë asaj që thonë forumet e partisë dhe jashtë asaj që është në vullnetin e LDK-së”, potencon Beqiri.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së thotë se sundimi i ligjit, intergimet Evropiane dhe ekonomia e mirëfilltë mund të ndodhin me LDK-në por pa PDK-në në Pushtet.
“Po ashtu po e them me përgjegjësi të plotë se për të pasur demokraci të mirfilltë në Kosovë, zhvillim të mirfilltë, sundim të ligjit, kjo mund të ndodhë gjithsesi me LDK-në në pushtet por pa PDK-në. Asgjë nuk i përngjan demokracisë dhe sundimit të ligjit nëse PDK-ja vazhdon ta qeveris vendin. Kjo është më se e qartë prandaj me u thirr në zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, integrim Evropian e me qenë pjesë e tyre PDK-ja kjo nuk qëndron sepse është dëshmuar deri më tani udhëheqja e tyre”, thekson Beqiri për “Bota sot”.
Ndryshe, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se strukturat e LDK-së dhe PDK-së janë të gatshme për koalicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat