Merkel: Kosova dhe Serbia kanë bërë progres

Lajme

Merkel: Kosova dhe Serbia kanë bërë progres

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 18:44

Edi Rama ka thënë në konferencë për shtyp se synim i të gjitha vendeve të Ballkanit është të jenë pjesë e BE-së.

Ka përfunduar takimi i Kancelares Merkel, Kryetarit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe zyrtarëve të tjerë nga Gjermania e Austria si dhe Sllovenia e Austria me krerët e Qeverive të Ballkanit.

Barroso ka theksuar që duhet shumë punë për t’u përmirësuar infrastukrura dhe për t’u shtuar investimet në vendet e Ballkanit.

Edi Rama ka thënë në konferencë për shtyp se synim i të gjitha vendeve të Ballkanit është të jenë pjesë e BE-së.

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se takimi i sotëm në Berlin nuk është ngjarje e ditës. Ajo ka thënë se një takim i këtij lloji për Ballkanin Perëndimor do të zhvillohet pas katër vjetësh në Austri.

Kanclerja Merkel ka thënë se ky takim ndodhë në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore si tregues që nuk do të ketë më konflikte në Ballkan.

“Kjo nuk është ngjarje e ditës, vetëm për sot” ka thënë ai.

Ajo më pas ka përmendur rastin e Kosovës dhe Serbisë duke thënë se dy palët kanë bërë progres në zgjidhjen e problemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat