Milioner apo raste sociale? Ndoshta kurrë nuk do ta zbulojmë!

Lajme

Milioner apo raste sociale? Ndoshta kurrë nuk do ta zbulojmë!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 28 gusht 2014 Në ora: 17:03

Analistë dhe specialistë të ekonomisë kanë filluar të hedhin dyshime në besueshëmrinë e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror. I pari që e ka hedhur një dyshim të këtillë është Driton Tali, ish deputet dhe doktor në shkenca të ekonomisë.

Por, dyshimet nga ai dhe të tjerët kryesisht hidhen bazuar në raportimet mediave të mëhershme, për lidhjet me bizneset apo për fakte dhe dyshime të tjera të bëra publike më parë.

Në fakt as opinioni i thjesht nuk i merr serioze deklarimet e pasurisë së figurave të larta shtetërore.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një prej analistëve të njohur të skenës politike, Driton Tali në një postim të tij ka pyete kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin se a i ka lajmëruar në Agjencinë Kosovare të Kundërkorrupsionit edhe bizneset e familjarëve të tij, kryesisht të vëllezërve të tij.

Zyrtarët e shtetit të Kosovës, pasurinë e tyre të deklaruar, analistët politik nuk e shohin reale. Ata për gazetën “Bota sot” thotë se ky është vetëm një akt formal të cilin ata marrin mundimin ta bëjnë me plotësimin e formularit përkatës, dhe këtu përfundon gjithçka!

Sipas analistëve, një pjesë e politikanëve as një për qind të pasurisë nuk e kanë deklaruar, sepse ata përmes biznesmenëve që i kanë krijuar vetë, kanë bërë shpëlarje të parave.

Kështu, na del se politikanët e deridjeshëm që ishin raste sociale tani janë bërë milionerë. Kuptohet, nga abuzimi me pushtetin dhe të parasë e pasurisë publike, duke gjetur forma dhe mënyra të ndryshme joligjore për tu pasuruar, thonë analistët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat