Tërhiqet Thaçi, PDK kërkon qeveri gjithëpërfshirëse me kryeministër Zenun Pajazitin?!

Lajme

Tërhiqet Thaçi, PDK kërkon qeveri gjithëpërfshirëse me kryeministër Zenun Pajazitin?!

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 15:40

Partia Demokratike e Kosovës ka disa ditë që po kërkon edhe zyrtarisht një Qeveri gjithëpërfshirëse.
Burime të sigurta brenda PDK-së i kanë than ORAinfo se PDK këtë po e sheh si mundësi për të dalë nga ngeci dhe për të tejkaluar sfidat që e presin Kosovën. E për këtë mundësi, duke se PDK po e sakrifikon edhe kreun e saj, Hashim Thaçin.
“Ne e kemi diskutuar në disa nivele në parti dhe për ne ky është një opsion më i miri deri tash dhe që i duhet Kosovës. Kur kemi biseduar se kush do ë mund të ishte kryeministër konsensual, atëherë një prej emrave që do të ishte më i pranueshëm është ai i Zenun Pajazitit”, ka thënë një zyrtar i lartë në PDK.
Sipas tij, Pajaziti është i ri në moshë dhe ka respekt edhe nga partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma.
“Ai ka qenë dikur edhe në LDK, deputet dhe ministër dhe ka raporte korrekte me të gjithë dhe do të ishte i pranueshëm për secilën palë”, ka thënë ky zyrtar.
Sipas tij, qeveria me bazë të gjerë nuk do ta kishte vetëm VV-në, por vetëm PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën eventualisht.
Një formë e tillë ka funksionuar edhe në vitin 2001, kur Bajram Rexhepi u bë kryeministër e Ibrahim Rugova president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat