​Serbia shton forcat policore në kufi me Kosovën

Lajme

​Serbia shton forcat policore në kufi me Kosovën

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 14:20

Ministri serb i Punëve ë Brendshme Nebojsha Stefanoviq pas vdekjes së pjesëtarit të xhandarmërisë nga plagët e marra afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar se ka urdhëruar shtimin e numrit të policëve serbë në këtë kufi.
"Kam urdhëruar që në këtë pjesë të zonës tokësore të dërgohen forca të fuqishme policore të cilat do të mbrojnë jetën e pjesëtarëve të policisë, të popullatës lokale dhe interesat vitale të vendit tonë”, ka thënë,Stefanoviq për Tanjug.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do të tolerojë “sulmet terroriste” në territorin e vet dhe në mënyrën më të rreptë do të reagojë në çdo sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat