Ismet Beqiri: Asnjë ofertë e PDK-së nuk na intereson

Lajme

Ismet Beqiri: Asnjë ofertë e PDK-së nuk na intereson

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 14:03

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrimin e LDK-së karshi PDK-së, edhe pse vetëm kësaj të fundit Kushtetuesja i jep të drejtën për propozimin e kryetarit të Kuvendit.
Ky qëndrim i LDK-së dhe i partive tjera AAK-së dhe NISM-së i hap rrugë zgjedhjeve të reja.

Sekretari I LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për ORAinfo se partia e tij, nuk do të pranoj as të bisedojë me partinë e Hashim Thaçit lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm me këtë parti.

“Jo, LDK kurrfarë bisedimesh nuk ka bërë, as nuk do të bëjë me PDK-në. Asnjë ofertë e PDK-së nuk na intereson. Tjerat janë spekulime dhe të pavërteta”, ka thënë Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat