​Vjosa Osmani mbron burrin, sulmon ata që po e kritikojnë

Lajme

​Vjosa Osmani mbron burrin, sulmon ata që po e kritikojnë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 13:50

Vjosa Osmani i është përgjigjur kritikave dhe siç e quan ajo 'propagandës së orkestruar' që po bëhet në adresë të saj dhe familjes së saj.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo u ka sqaruar të gjithë atyre që kanë adresuar kritika në emër të saj, dhe të të shoqit Prindon Sadriu, se pastërtinë e familjes së saj nuk do të mund ta mposhtë askush.

Lexoni të plotë shkrimin e saj:

Avni Zogiani, sikur ta lexosh biografinë e Prindon Sadriut, të cilën lehtë mund ta gjesh online, nuk do të bëheshe pjesë e propagandës së orkestruar që po bëhet së fundi kundër meje dhe familjes sime, për qëllime që qytetarët shumë mirë i kanë kuptuar. Por meqë ke shprehur interesim, ja ku i ke përgjigjet:

1. Se si ka shkuar Prindon Sadriu në Australi, mundesh lehtë ta marrësh vesh nga Departamenti i Imigracionit në këtë shtet ose nga Ambasada e Australisë në Vjenë, e cila e mbulon Kosovën.
2. Se si është pranuar Prindon Sadriu në ushtrinë australiane, ku ka shërbyer për pesë vite (Australian Defense Forces) – detaj që ti qëllimisht e kishe lënë anash, mund ta marrësh vesh nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes , Robert Hill.
3. Se si është pranuar Prindon Sadriu në Kongresin amerikan (detaj që ti poashtu qëllimisht e ke lënë anash) dhe si i ka kaluar filtrat e sigurisë së këtij kongresi, mund ta kuptosh nga zyra e Kongresmenit Rochrabacher (anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve), ku Prindoni ka qenë i angazhuar. Pse Kogresisti takohet me Prindonin sa herë vjen në Kosovë, poashtu mund t’a konfirmoni me zyren e tij.
4. Se si është pranuar në zyren e Kryeparlamentares Jozefina Topalli, mund t’a pyesni direkt Znj. Topalli.
5. Se si është angazhuar në FSK me gradën Nënkolonel, mund t’i pyesni Komisionin e KFOR-it (NATO-s) filtrat e të cilëve Prindoni i ka kaluar, e poashtu mund të pyesni edhe për nivelin e sigurisë të konfirmuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë.
6. Se si është angazhuar në MPJ, mund t’a pyesni komisionin që e ka intervistuar, meqë edhe sot mbetet zyrtari me më së shumti përvojë në politikën e jashtme brenda asaj ministrie. Për informatën tuaj dhe të tjerëve (dhe për t’a sqaruar për qytetarët të cilët ju po provoni t’i mashtroni, por do të dështoni), unë dhe Prindoni as nuk kemi qenë në lidhje e as në kontakt në atë kohë, e lëre më të fejuar apo martuar sic po shpifet. Prandaj, jo vetëm këtë pozitë, por edhe të gjitha të tjerat që i përmenda më lartë, i ka fituar me meritë dhe me punë, nocion ky që për PDK-në dhe shërbëtorët e saj është tërësisht i panjohur.
Tani, për të gjithë ju që jeni bërë pjesë e fushatës së egër të orkestruar kundër meje dhe familjes sime: NUK DO TË MË MPOSHTNI, e as nuk do të arrini të më dekoncentroni nga punë shumë më të rëndësishme. Gënjeshtrat, shpifjet e fabrikimet që po i publikoni së fundi me direktiva të qarta, nuk do të mposhtin të vërtetën dhe pastërtinë e familjes sime. Por, mbi të gjitha, nuk do të arrini asnjëherë t’i mashtroni qytetarët e ndershëm, të cilët në zgjedhjet e fundit treguan se e vlerësuan punën time e jo gënjeshtrat tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat