Gallup: Shqipëria, vendi më pak miqësor ndaj homoseksualëve në Europë, Kosova është më mirë

Lajme

Gallup: Shqipëria, vendi më pak miqësor ndaj homoseksualëve në Europë, Kosova është më mirë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 10:43

Një sondazh i realizuar nga kompania Gallup në mbarë botën arriti në përfundimin se vetëm 28 përqind e të intervistuarve mendojnë se jetojnë në një komunitet që i mirëpret homoseksualët.
Në krye qëndrojnë holandezët, ku 83 përqind mendojnë se komuniteti i tyre është një vend i mirë për homoseksualët.

Pas tyre vjen Islanda, Kanadaja, Spanja dhe Britania e Madhe.

Por vendi më pak miqësor në Europë ndaj këtij komuniteti është Shqipëria, ku vetëm 3 përqind thonë se komuniteti i mirëpret ata.

Vendi ynë pasohet nga Moldavia dhe Kosova me nga 7 përqind.

Shqipëria është më poshtë edhe se shumë vende afrikane.

Në fund të listës janë Senegali dhe Pakistani, ku vetëm 1 përqind mendojnë se komuniteti i tyre i mirëpret homoseksualët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat