Detektivi i tradhtive bashkëshortore

Lajme

Detektivi i tradhtive bashkëshortore

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 09:51

Detektivë ilegalë, po fotografojnë dhe po incizojnë me video persona të ndryshëm, kryesisht me kërkesë të bashkëshorteve, që kanë dilema për tradhti bashkëshortore.
Nga një hulumtim që ka bërë ekipi i “Zërit” ka siguruar prova se cilindo person mund ta përcillni për 3 ditë rresht me një çmim prej vetëm 200 eurove. Nëse detektivi nuk mbledh provat e mjaftueshme për këtë kohë, atëherë për dy muaj hetime, duhet paguar vetëm 1000 euro. Një përqindje të pagesës duhet ta bëni para se të nis puna, në konto ose në kesh ,siç juve ju duket më e arsyeshme

Janë detektivë privatë, të cilët në kundërshtim me ligjet në fuqi, po përcjellin, po fotografojnë e po incizojnë persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë, e krejt në fund, fotografitë dhe videot ku ata po zihen në flagrancë ,ua dorëzojnë personave që i kontaktojnë.

Gazeta Zëri në një hulumtim që ka bërë, ka arritur të kontaktojë me njërin prej “detektivëve” ilegalë.

Përmes një emaili fiktiv me emrin “Vjollca” fillimisht gazeta i ka shkruar njërit prej tyre që ka paraqitur për një reklamë veprimtarinë e tij në merrjep.com.

“Detektivi” që prezantohej si Fisnik Shigjeta, në fillim të bisedës telefonike ka kërkuar të takohej me “Vjollcën”, dyshimi i së cilës ishte se burri po e tradhtonte.

Ai ka kërkuar në detaje për tija shkruar kohën se kur duhet të kryhet puna.

Shigjeta ka thënë se nuk ka zyrë por që takimet e kryen nëpër kafiteri.

Por ai nuk është i vetmi detektiv që heton marrëdhëniet jashtëmartesore.

Një tjetër i tillë tashmë ka hapur një faqe në Facebook. Aty ai ka njoftuar se edhe në Kosovë ekzistojnë mundësitë për investigim të personave të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat