Vdes xhandari serb i plagosur në kufi me Kosovën

Lajme

Vdes xhandari serb i plagosur në kufi me Kosovën

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 08:59

(I plotësuar) - Raportohet se ka vdekur pjesëtari i xhandarmerisë së Serbisë, Stevan Singjeliq (30), i cili sot në orët e hershme të mëngjesit ishte plagosur afër Kurshumlisë (në kufi me Kosovën). Sipas medieve serbe ai u qëllua nga prerës ilegalë të pyjeve që vinin nga Kosova.
Njoftohet se xhandari Singjeliq vdiq në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake të Beogradit. Ai ishte plagosur në rajonin e fshatit Orllovac. Mbi të, sipas medieve serbe, kishin shtënë shumë shqiptarë prerës ilegalë të pyllit.
Për sulm të armatosur ndaj pjesëtarit të xhandarmerisë, sipas kumtesës së MUP-it serb, dyshohen persona të cilët dje kishin prerë drunj ilegalisht dhe që sot ishin kthyer aty për t’i marrë armët, teknikën dhe mjetet e tjera që i kishin lënë aty pas incidentit të djeshëm.
Në incidentin e djeshëm u raportua për plagosjen e një shqiptari nga ana e xhandarmerisë serbe.

Në kufirin Kosovë—Serbi plagoset pjesëtari i Xhandarmërisë serbe

Mediet e Beogradit njoftojnë se në rajonin e Kurshumlisë, ku dje policia serbe kishte plagosur një shqiptar, siç thuhej duke prerë dru, sot në mëngjes nga armë zjarri është plagosur një pjesëtar i Xhandarmërisë së MPB të Serbisë
Siç raporton RTS, incidenti ka ndodhur sot në mëngjes kur sulmues të panjohur, supozohet për vjedhës drurësh nga Kosova thotë RTS, hapen zjarr kundër pjesëtarit të Xhandarmërisë dhe e plagosen atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat