Nxënësit u “detyruan” të paguajnë për klasën e 13-të

Lajme

Nxënësit u “detyruan” të paguajnë për klasën e 13-të

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 08:29

Udhëheqësit e shkollës profesionale në Vushtrri anashkaluan provimet klasore
Një grup nxënësish në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri, të cilët kishin përfunduar klasën e 12-të me notë mesatare nën 3.00 nuk u ishte mundësuar ndjekja e klasës së 13-të me provime klasore, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësit e shkollës iu kanë thënë se e kanë humbur të drejtën që ta ndjekin atë në mënyrë të rregullt dhe i kanë adresuar në arsimin joformal, për çka nxënësit kanë paguar mbi 150 euro.

Kjo gjë, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit nuk guxon të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat