Mustafa thotë se deputetët e bllokut nuk do ta votojnë kryeparlamentarin e PDK-së

Lajme

Mustafa thotë se deputetët e bllokut nuk do ta votojnë kryeparlamentarin e PDK-së

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 07:18

Isa Mustafa nuk beson që ndonjë deputet i bllokut LDK-AAK-Nisma për Kosovën do të votojë për kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, siç ka thënë nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci.
Përfaqësuesit e subjekteve që e përbëjnë bllokun: Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, janë takuar të mërkurën me përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje”: Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj, ku kanë diskutuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për seancën e re konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet javën që vjen.

Mustafa ka thënë se deputetët e bllokut do ta reflektojnë qëndrimin për të cilin janë dakorduar që sa kohë këto tri subjekte, e i cili e përjashton PDK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat