Dardan Molliqaj bënë thirrje edhe për protesta

Lajme

Dardan Molliqaj bënë thirrje edhe për protesta

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 23:37

(I plotësuar) - Dardan Molliqaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave kundër PDK'së. Tha se të gjithë ata që duan të mbrojnë Republikën dhe demokracinë duhet të dalin në rrugë, me kundërshtu një qeveri të mundshme të PDK'së.
"Bashkëqeverisja me PDK'në në çfarëdo varianti me apo pa Thaçin, me parime të njëjta qeverisje do të dëmtoj interesat e Kosovës dhe për këtë kemi një pozicionim të subjekteve që nuk do të diskutojmë fare me PDK'në dhe tash është reflektimi i PDK'së në këtë situatë që duhet me kuptu, që nuk ka vullnet politik të subjekteve në Kosovë që me kriju qeverinë me të. Nëse ai mendon që nëpërmjet metodave të kushtëzimeve, të kapjeve të institucioneve, blerjeve eventuale të deputetëve, shantazhit, kërcënimit, mendoj se të gjithë ata që kanë interes me e mbrojtë Republikën dhe demokracinë duhet me thirrë në vetëdije qytetare dhe bashkë me qytetarët me dalë në rrugë dhe me kundërshtu, me protestu në rrugë kundër PDK'së", tha Molliqaj.

Molliqaj tha se nëse VV nuk arrin marrëveshje me Bllokun, nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive.

Dardan Molliqaj: Gjykata Kushtetuese bëri puq institucional. U dëshmua kapja e shtetit nga PDK

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se sikur Blloku dhe VV të kishte një marrëveshje, situata do të ishte më ndryshe. “Nuk ka ndodhur kjo. Përgjegjësinë e mbajnë Blloku, për faktin se ata nuk e kanë marrë një përgjegjësi të tillë”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se Isa Mustafa e Kujtim Shala të LDK-së ka qenë jashtëzakonisht korrekt në takimin e sotëm të zhvilluar ndërmjet Bllokut dhe VV-së, transmeton Gazeta Blic.
Sipas Molliqajt ajo që kemi thënë se shteti është kapur nga PDK, u vërtetua edhe nga Gjykata Kushtetuese. “Ky vendim është një puq institucional, natyrisht jo me armë, por me armën e saj”, ka thënë Molliqaj. Sipas tij, nëse u pamundësohet që shumicës që t’i krijoj institucionet, kjo i bie puq.
Sipas Molliqajt, Isa Mustafa ka kërkuar një qeveri me shumicë shqiptare.
Molliqaj ka thënë se as AAK e as Nisma nuk e kanë kundërshtuar qëndrimin e LDK-së që edhe Lëvizja Vetëvendosje të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat