Zafir Berisha: “Çeta e Hajdutëve” ka kapur shtetin

Lajme

Zafir Berisha: “Çeta e Hajdutëve” ka kapur shtetin

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 22:31

Zafir Berisha në njërën anë e Adem Grabovci në anën tjetër janë deputetët më aktiv, natyrisht jashtë Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha edhe sot ka vazhduar me akuza ndaj ish- partisë së tij të dikurshme, PDK-së. Ai në një postim në Facebook ka thënë se “Çeta e hajdutëve” e ka kapur shtetin.
“,Çeta e Hajdutve,, ka kapur shtetin, gojen e kan përplot demokraci e respektim të ligjëshmëris e në anën tjetër punojnë për ta qu vendin në krizë instutucjonale. Gjithqysh bëhet shteti po kështu jo. Nuk befasohem me disa që as edhe një pik djers nuk e ka dhë per vendin, por më befasojn disa që i kam njohur në kohë të vështira, ku atdheu dhe bërja shtetit kan qen mbi të gjitha…Çka ndodhi me ju ,,idealista,, të viteve 80-ta dhe 90-ta… Z.B”, ka shkruar Zafir Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat