Hashim Thaçi në Berlin- çfarë shkruante shtypi gjerman për aferën e BND-së në vitin 2009!

Lajme

Hashim Thaçi në Berlin- çfarë shkruante shtypi gjerman për aferën e BND-së në vitin 2009!

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 20:34

Çfarë shkruante shtypi gjerman kur në Nëntor të vitit 2009 qenë arrestuar tre agjentë të BND-së në Prishtinë dhe që problemi të shtohej edhe më, ata qenë paraburgosur 30 ditë . Dhe a ishte ky shkaku pse Hashim Thaçi nuk u ftua asnjëherë në Berlin në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës- as në mandatin e parë e as të dytin, pos tashti në Konferencën e vendeve të Ballkanit ku Thaçi do të jetë pokështu i ftuar por në cilësinë e Kryeministrit në detyrë. Ky skandal pat ndikuar dukshëm në ftohjen e marrëdhënieve mes Berlinit dhe Prishtinës dhe sidomos me Thaçit dhe Qeverisë Gjermane.
Kështu, e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” shkruante se diplomatët janë duke kërkuar një zgjidhje, me qëlllim që të tre gjermanët të lirohen para përfundimit të afatit 30 ditor të paraburgimit dhe që hetimet ndaj tyre të vazhdojnë nga drejtësia gjermane.
“Në qeverinë gjermane disa mund të pyesin aktualisht, përse kryeministri i Kosovës i rëndon kaq shumë gjermanët me fajësime në lidhje me aferën e agjentëve. Persona të BND-së thuhet të kenë vendosur eksploziv në Prishtinë; akti gjoja dëshmohet përmes një videoje. Edhe pse domethënia e kësaj “dëshmie” mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme dhe nuk është aspak e qartë ne se personat e BND-së kanë qenë pjesëmarrës në këtë akt. Thaçi siç duket nuk ka patur interes ta trajtojë rastin diskret sipas mënyrave diplomatike. Afera e BND-së turbullon tani marrëdhëniet e reja mes dy shteteve. Gjermanët, të cilët së bashku me amerikanët kanë qenë në fakt mamitë e shtetit të ri ballkanik, duhet ta ndjejnë tani veten si një dashnor, që merr një shuplakë për lulet që sjell. Dhe megjithatë Thaçi përbetohet për “raporte të shkëlqyera”, sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, përfundonte artikulli i kësaj gazete.
“Franfurter Allgemeine Zeitung” mes tjerash komentonte:
“Një arsye ka natyrisht, që në fakt nuk do të mund të shpjegonte arsyet e kësaj afere, por së paku antipati të mundshme të kryeministrit Thaçi kundër BND-së. Në fund të vitit 2005 u publikua – me qëllim siç duhet supozuar- një analizë e BND-së që mbante datën 22 shkurt të po të njëjtit vit, në të cilin udhëheqësit politikë të Kosovës përshkruheshin si personat, që lëvizin në prapaskenë fijet e kriminalitetit të organizaur në rajon. “Ekzistojnë gërshetime të ngushta ndërmjet politikës, ekonomisë dhe strukturave të përbotshme të kriminalitetit të organizuar, veprues në Kosovë. Rrjetet kriminale, që fshihen pas tyre, nxisin atje destabilizimin politik. Ata nuk kanë interes në ndërtimin e një rendi funksionues shtetëror, nga i cili mund të dëmtoheshin bizneszet e tyre në lulëzim”. Një nga figurat kyçe është Hashim Thaçi. Që ai ndaj përpiluesve e një vlerësimi të tillë ashtu si dhe firmës së tyre me seli në Berlin dhe Pullach, nuk ka qenë shumë dashamirës, nuk të çudit”.

>>Lexoni më shumë në lidhje me rastin e agjentëve gjerman

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat