Familja e 25 vjeçarit nga Skenderaj që u vra në Siri, mendon se e kishin djalin në Suedi

Lajme

Familja e 25 vjeçarit nga Skenderaj që u vra në Siri, mendon se e kishin djalin në Suedi

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 20:29

Listës së të vrarëve nga Kosova në vendet e Lindjes së Mesme iu shtua edhe një tjetër. Ky është 25 vjeçari, Migjen Latifi, për të cilin familja mendonte se ishte te motra në Suedi.
Babai i tij Halili, shpjegon për RTK se nuk ka ditur për vendndodhjen e të birit.

"Djali u nis për me shku në Suedi te çika. A ka mrri nuk e di, dej kur kum ni në mbramje se u vdekë. S'kom ditë gja për të mo", tregon ai.

"Kom pasë një telefonatë, po nuk ka na funksionue e ma tutje ma s'kom pasë asnjë bisedë me të hiq, as nuk e di, me iz temen nuk u shkue, për me dëshirë tem nuk u shku, për me dëshirë të familjes nuk u shkue, se jemi të këtij kombi, jom babë i dëshmorit, jom veteran i luftës, jam invalid i luftës", theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat