Pse atyre që shkollohen në Perëndim u kërkohet nostrifikimi i diplomës, e hoxhallarëve jo?

Lajme

Pse atyre që shkollohen në Perëndim u kërkohet nostrifikimi i diplomës, e hoxhallarëve jo?

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 18:34

Deputeti i LDK’së Arben Gashi ka bërë një pyetje interesante në Facebook duke thënë se pse ata që përfundojnë shkollimin në vendet e BE’së apo SHBA kur kthehen në Kosovë duhet të japin provime shtesë ose të nostrifikojnë diplomat ndërsa hoxhallarëve që studojnë në shtete islamike e që indoktrinojnë publikun nuk u kërkohet një gjë e tillë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Gashit.

Paradoksale,

Nese e perfundon fakultetin ne nje vende te BE apo ne SHBA per te punuar ne Kosove te duhet nostrifikim i diplomes, te duhet dhenje e provimeve shtese ne rast mosperputhje, te duhet licence e veçante per: inxhinier, avokat, mjek etj. Ne sektorin publik edhe ne sektorin privat.

Ndersa per tu bere hoxhe nuk ka rendesi ku ke kry shkolle ne: Siri, Pakistan, Afganistan, Indonezi, Arabi, Kuvajt, Egjipt, Libi, Jordani, Iran etj. Direkt te ipet mundesia ti drejtohesh publikut dhe te perhapesh "njohurit" apo indoktrinimin e fituara ne nje prej vendeve me siper.

Urgjentisht duhet ligji per bashkesit fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat