Gjyqtari amerikan ishte edhe kundër shkarkimit të Pacollit

Lajme

Gjyqtari amerikan ishte edhe kundër shkarkimit të Pacollit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 18:04

Të gjithë ata që po e marrin shembull qëndrimin e gjyqtarit Robert Carolan, i cili e kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjes së Isa Mustafës duhet ta kenë parasysh se Carolan njihet për qëndrime të ndryshme nga pjesa tjetër e Gjykatës. Kur Gjykata Kushtetuese kishte shpallur antikushtetuese zgjedhjen e Pacollit- si kandidat i koalicionit PDK –Kosova e re- minoritaret, Carolan kishte dalë kundër.
Tashmë është hapur debati rreth ndikimit politik në Gjykatën Kushtetuese. Të gjithë ata që nuk po pajtohen me aktgjykimin po e përmendin pozicionin e gjyqtarit Robert Carolan i cili ka dalë kundër vendimit të gjykatësve tjerë.

Por, Carolan në të kaluarën Carolan kishte dhënë qëndrimet e veta në të cilat ka mundur të thirret edhe Partia Demokratike e Kosovës. Kur Gjykata e kishte shpallur antikushtetuese seancën në të cilën ishte zgjedhur President i Kosovës Behgjet Pacolli – si kandidat i PDK dhe koalicionit Kosova e Re dhe minoriteteve – Carolan kishte dalë me një qëndrim tjetër. Pra ai nuk ishte pajtuar me mendimin se Pacolli ishte zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat