Gani Geci kërcënohet në burg

Lajme

Gani Geci kërcënohet në burg

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:36

Tri ditë pasi që është vetëdorëzuar tek organet e rendit për shkak të vrasjes së Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci e ka pranuar një letër kërcënuese në burgun e Lipjanit.

Burime të gazetës brenda shërbimit korrektues, kanë bërë me dije se Gecit i ka arritur një letër e shkruar me shkrim dhe atë në adresë të tij në burg.

“Nëse nuk e largoni Gani Gecin prej Burgut të Lipjanit, kam me shpu me shpjsë e kam me ja nxjerrë gabzherrin”, shkruan mes të tjerash në letrën kërcënuese.

Kjo letër siç mëson gazeta, në adresë të Gecit është dërguar të hënën derisa Gani Geci është dorëzuar tek organet e rendit, të premten e javës së kaluar.

Hetuesia e cila është duke u marrë me këtë rast, nuk ka dhënë detaje rreth kësaj letre por siç ka mësuar “Zëri” një kopje e kësaj letre i është dërguar prokurorisë e një tjetër gjyqtarit përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat