Safet Gërxhaliu braktis gruan dhe dy fëmijët dhe nis një jetë të re. Me Asistenten e tij

Lajme

Safet Gërxhaliu braktis gruan dhe dy fëmijët dhe nis një jetë të re. Me Asistenten e tij

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 16:17

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës deri më tash nuk është shquar si një macho në Prishtinë, por ja që tashmë është fakt se ai pranë vetës ka një vajzë shumë më të re në moshë.

Burime të Gazetës Express thonë se Gërxhaliu, pas ndarjes me bashkëshorten, ka nisur një lidhje me asistenten e tij, Mimoza Hoxhën.

“Ai tash e disa kohë po bashkëjeton me asistenten e tij”, ka thënë një burim i Gazetës.

“Madje, z. Gërxhaliu është transferuar në Studime të Vushtrrisë, derisa në banesën e vjetër në Prishtinë e ka lënë ish-gruan dhe fëmijët e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat