Besa Luzha aludon se gjykatësi portugez është korruptuar nga PDK

Lajme

Besa Luzha aludon se gjykatësi portugez është korruptuar nga PDK

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:12

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, dhe që flet shpesh në media si analiste ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i ndikuar i politikisht pasi sipas saj tre gjyqtarë të këtij institucioni janë të lidhur me PDK’në. Madje, sipas saj, gjyqtari raportues Almiro Rodrigues, mund të jetë korruptuar me para, për shkak se sipas Luzhës, gjendja ekonomike në Portugali nuk është e mirë.

Luzha ka theksuar se gjyqtari i emëruar nga Bashkimi Europian, portugezi Almiro Rodrigues mund të jetë ndikuar, dhe këtë e ka lidhur me financa.

“Respekti duhet të fitohet nga profesionalizmi..dhe në këtë rast vendimi ishte puro i ndikuar politikisht...të paktën tre gjyqtarë janë të lidhur me PDK-në...amerikani u distancua, derisa portugezi mund të jetë ndikuar shumë lehtë...nuk është situatë e mirë ekonomike në Portugali...edhe si muzikante, mund të te them se vendimi është i palogjikshëm, dhe jo konsistent me vendimet e mëparshme”, këtë koment a jo e ka bërë në një postim të ish ambasadorit gjerman në Kosovë Ernest Reichel i cili tani është i dërguar i kancelarës Angela Merkel.

Reichel ka kërkuar që të respektohet Gjykata Kushtetuese duke thënë se raportues i lëndës nuk ka qenë PDK por një gjyqtar portugez.

>Doris Pack: Besa Luzhës duhet t’i vijë turp për akuzat se gjyqtari i GjK është i korruptuar

>Luzha i përgjigjet Pack'ut: Ka ndërkombëtarë të korruptuar në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat