Serbia në BE, vetëm përmes njohjes së Kosovës

Lajme

Serbia në BE, vetëm përmes njohjes së Kosovës

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 12:47

Deputeti gjerman i partisë SDP, Dietmar Nietan tha se Serbia nuk mund t'i bashkohet BE-së më herët se pesë vjet.

Deputeti gjerman i partisë SDP, Dietmar Nietan tha se Serbia nuk mund t'i bashkohet BE-së më herët se pesë vjet, ndërsa kur negociatat e pranimit do të vijnë drejt fundit, Beogradi do të duhet që para anëtarësimit të njoh Kosovën si shtet të pavarur.

I pyetur nëse kryeministri serb, Aleksandar Vucic gëzon një lloj bonusi si "një nxënës model" kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Prishtinën, ai pranoi se, duke pasur parasysh të kaluarën nacionaliste në SNS, kishte shqetësime rreth një përkeqësimi të mundshëm të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por Vucic e ka "befasuar për të mirë", duke treguar se ai është "forcë konstruktive".

"Prandaj është një bonus, por ky duhet të që me kohë të konfirmohet. Ky bonus nuk mund të lidhet vetëm me marrëdhëniet me Prishtinën, por edhe me lirinë e shtypit, politikat e medias, pavarësinë e gjyqësorit dhe kështu me radhë", ka thënë Nietan, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagut.

I pyetur nëse Serbia përpara se të bashkohet BE-ja do të marrë një kërkesë për një njohje të qartë të pavarësisë së Kosovës, diplomati gjerman u përgjigj shkurt "Po, kjo do të ndodhë, por vetëm në fund".

"Pasi negociatat e pranimit të vijnë drejt fundit, nga Serbia do t’i bëhet e qartë, pavarësisht kushdo që pas pesë apo gjashtë vitesh do të udhëheq në Beograd, që rruga e anëtarësimit për në BE do të kaloj përmes Kosovës", ka përfunduar Nietan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat