Smaka: T’i shmangim zgjedhjet e panevojshme

Lajme

Smaka: T’i shmangim zgjedhjet e panevojshme

Nga: Hava Orana Më: 27 gusht 2014 Në ora: 10:36

Profesori i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka thotë se vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse dështon zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, ani pse nuk është e definuar me Kushtetutë.

“Nëse do të dështonte zgjedhja e Kryetarit dhe të pesë nënkryetareve të Kuvendit të Republikës të Kosovës, edhe pse, nuk është definuar me Kushtetutë, shpërbërja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme, do të ishte e pashmangshme”, thotë Smaka.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i jepte rastë të dy grupeve parlamentare për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar, në mënyrë që Kuvendi të konstituohej plotësisht.

“Ndryshe, Gjykata Kushtetutare, do të duhej, suksesivisht tu jepte oportunitet të dy grupeve parlamentare për të propozuar kandidatin për kryetar e për pesë nënkryetarë të Kuvendit të Republikës të Kosovës në mënyrë që Kuvendi të konstitutohej plotësisht dhe të funksionalizohej e në atë mënyrë do të shmangte zgjedhjet e përgjithshme të paarsyeshme e te kushtueshme për buxhetin e vendit tonë më të varfër në EU”, thekson profesori Riza Smaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat