Koci, Arifit: E thefsh qafen, as Tuna mos të ndaltë!

Lajme

Koci, Arifit: E thefsh qafen, as Tuna mos të ndaltë!

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 10:24

Ish deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Koci, i ka thënë Avni Arifit “E thefsh qafen”, i cili është këshilltar i parë i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Ai madje, përmes në mesazhi në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, ka thënë se Arifi do të donte të ndalej në ‘zogun’ e Tunës.

“E thefsh qafen Avni Arifi! Tuna mos te ndalt thot populli yne! (nuk eshte fjala per Tunen dhe zogun e saj, se aty kish pas qef me u ndal, Danubit i kane thane Tuna ne kohen e turkut)….”(sic), ka shkruar Koci.

Këto komente të Kocit kanë ardhur pas një mesazhi të postuar të Avni Arifit në Facebook, i cili ndër të tjera kishte shkruar “Nuk di shumë por një e di: Kurrë nuk do të jetoj më në Kosovën e Thaçit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat