Haradinaj: Ne e kemi zgjidhjen, e kemi Isa Mustafën dhe i kemi votat

Lajme

Haradinaj: Ne e kemi zgjidhjen, e kemi Isa Mustafën dhe i kemi votat

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 17:26

(E plotësuar) Blloku LDK-AAK-Nisma respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtën PDK-së për të kandiduar të parët, kryetarin e Kuvendit.

Shprehen të bindur se PDK-ja do të dështon aty dhe se sipas tyre, aty përfundon gjithçka për këtë subjekt. E që pastaj thonë se kanë mënyrën e tyre se të gjen zgjidhje, e drejtë kjo që Gjykata ua ka dhënë deputetëve.

Ka një pikë që u pëlqen në vendimin e Kushtetutës, ajo që nuk do të ketë zgjedhje.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se i është dikur sikur vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shkruar në PDK dhe se është bërë servil i tyre.

Thonë që nuk do të ketë zgjedhje, sikurse thuhet edhe në vendimi e Gjykatës dhe e ripërsëritën se nuk do të hyjnë në negociata të asnjë lloji me PDK-në.

Haradinaj tha se pas konsumimit të së drejtës së tyre nga PDK-ja dhe dështimit që do të kenë, do të ofrojnë mënyrën e duhur.

Nuk jepi detaje, por tha se kjo është e thjeshtë dhe e drejtë e deputetëve që ua ka dhënë edhe Gjykata.

Tha se nuk ‘pafundësia’ e PDK-së përfundon me epilogun e kandidaturës dhe meqë nuk shkohet në zgjedhje, Parlamenti do të gjej zgjidhjen e duhur.

Haradinaj tha se nuk presin që PDK- ja të pajtohen me mënyrën e tyre dhe e ripërsëriti se Gjykata është bërë servil i mirë politik i dikujt.

Blloku pas takimit që patën thanë se nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e tyre, nuk do të bisedojnë me PDK-në në asnjë mënyrë dhe se do bisedojnë edhe me Vetëvendosjen për seancën e radhës kur do të mbahet.

Blloku: Vendimi i Gjykatës si të shkruhej në PDK

Kur PDK-ja ta shfrytëzojë të drejtën e saj për ta kandiduar kryetarin e Kuvendit, pas të drejtës që ja ka dhënë Gjykata Kushtetuese, aty përfundon çdo e drejtë e PDK-së. Kështu vlerësojnë blloku LDK – AAK – Nisma, që sipas tyre kjo e drejtë e PDK-së do të përfundoj me dështim.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, atij dhe dy subjekteve të tjera, u duket se është shkruar në PDK, aq më shumë sipas tij kur dihet mospajtimi i Gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan.
Haradinaj, thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja, ashtu siç edhe e ka thënë Gjykata Kushtetuese, por do të realizohet një formulë tjetër nga Parlamenti i Kosovës, edhe kjo po ashtu e drejtë e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
I pyetur nëse PDK-ja nuk do të pranojë edhe pas një dështimi eventual të tyre, që blloku të gjej zgjidhje të mundshme apo formulë se si ta zgjedhin kryetarin, Haradinaj, tha se pafundësia e PDK-së, merr fund tek pika ku Gjykata ja jep të drejtën e kandidimit e që blloku janë këmbëngulës që mundësia e PDK-së do të dështojë.

Haradinaj, nuk ka folur në detaje se si do ta bëjë formulën e tyre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kur Haradinaj është pyetur, se si e vlerëson vendimin e gjykatës, ku në pikën 128 thuhet se “Ne konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetet duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë "për", "kundër " ose të abstenojnë, dhe nuk mund të Lirohen nga të vepruarit kështu”, ai ripërsëriti edhe njëherë se ky vendim është sikur të shkruhej në PDK, dhe se sipas tij detyrimi nuk do t’i bëhet asnjërit prej deputetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat