Vojislav Shesheli në mes Prishtinës

Lajme

Vojislav Shesheli në mes Prishtinës

Më: 24 gusht 2014 Në ora: 16:26

Nemanja Sharoviq, zëvendës kryetar i partisë serbe radikale, ka shpalosur në mes të Prishtinës flamurin e kësaj partie, me fytyrën e kreut të saj Vojislav Sheshel.Saktësisht ai ka qëndruar me flamurin e hapur para kishës ortodokse serbe që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, dhe foton e realizuar e ka postuar në facebook. Më tej ai shkruan në facebook, se kjo kishë është në qendër të vëmendjes së Kosovës për shkak siç thotë ai ‘Kërkesave ekstreme të shqiptarëve që kisha duhet rrënuar ose duhet të shndërrohet në muze të UÇK-së’. Ndërsa shton se kisha po ashtu është përdhosur kohët e fundit nga një këngëtare shqiptare Era Istrefi e cila është filmuar lakuriq në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat