Ramadani: Beqaj ka qenë çantaxhiu i parave të pista

Lajme

Ramadani: Beqaj ka qenë çantaxhiu i parave të pista

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 21:37

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani i është përgjigjur ministrit të Financave, Besim Beqajt, të cilin e ka quajtur “çantaxhi të qarkullimit të parave të pista”.
Lexojeni reagimin e Ramadanit për Beqajn:
Qeverinë do t'ia kthejmë popullit, do ta heqim nga duart e zhvatësve
Jo shpesh dëgjohet një shaka nëpër popull: "Ta privatizojmë Qeverinë, ndoshta punojnë te privatët më shumë!".
Në të vërtetë, Qeveria e Kosovës, gjatë këtyre shtatë vjetëve, ka qenë në duar private dhe jo të popullit.
Qeveritarët i kanë shërbyer vetëm interesave të veta dhe rrjeteve kriminale, jo popullit.
E Besim Beqaj ka qenë çantaxhiu i parave të pista në këtë grup politikanësh zhvatës.
Tash, në një shkrim autorial në Gazeta Blic, na thotë se "blloku" i paska shkaktuar dëm Kosovës, sepse kjo kohë pas zgjedhjeve ka ndikuar që të mos arrihet të bëhet reforma e administratës dhe reforma në politikat ekonomike!
Kujt po ia shet këto? A je në vete?
Qe shtatë vjet e keni shtetin në dorë.
Nuk keni reformuar politikat ekonomike, sepse keni zhvatur ekonominë, ndërmarrjet publike e private, keni përzënë investitorët e huaj!
Nuk keni reformuar administratën, sepse i keni futur aty dajë, teze, halla, dashnore e dashnorë!
Qe shtatë vjet e keni kthyer këtë vend në katrahurë dhe vend të pajetueshëm!
Fundi juaj është fillimi i kthimit të Qeverisë në shërbim të popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat