Familjarët e dy vajzave që humbën jetën nga treni, falin gjakun

Lajme

Familjarët e dy vajzave që humbën jetën nga treni, falin gjakun

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 20:59

Një ngjarje humane ka ndodhur sot në komunën e Drenasit ku Familja Xhinofci fali gjakun e dy vajzave të goditura ditë më parë nga një lokomotivë.

Tragjedia në Drenas e cila mori jetën e Enkelinës dhe Anjezëa Xhinofcit para disa dite ishte ndër ngjarjet që tronditi vendin, e sidomos familjarët. Dy vajzat 10 dhe 12 vjec humbën jetën pasi një tren i ndërmarrjes "Ferronikeli" i cili po barte xehe i goditi ato.
Ngasësi i lokomotivës ishte arrestuar nga organet kompetente, dhe dyshohej se shkaktar i aksidentit ishte shpejtësia mbi 80km/h, që ka arritur vozitësi, i cili ka qene vetëm me lokomotivë.

Në vijim po ua sjellim videon e realizuar në oden e burrave në Drenas ku shtrënguan duart dy familjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat