Tërnava: “Mysafirët” fajtorë për ekstremizmin në Kosovë

Lajme

Tërnava: “Mysafirët” fajtorë për ekstremizmin në Kosovë

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 20:51

Megjithatë, ai thotë se shumë “mysafirë” vijnë nga jashtë, sepse kufijtë janë mjaft të hapur, sidomos në periudhën e pasluftës kur secili ka mundur të vijë në Kosovë kurdo që ka shfaqur dëshirë.

Sipas Tërnavës, kjo ka bërë që një pjesë e rinisë së Kosovës të indoktrinohet.

Deri para pak kohe, siç tregon Tërnava, në Kosovë kanë ekzistuar katër të ashtuquajtura “shtëpi lutjesh”, respektivisht shtëpi private që kanë shërbyer për lutje. Sipas fjalëve të tij, në ato vende janë mbledhur përfaqësuesit e grupeve radikale dhe ndjekësit e tyre.

“Kjo është një prej arsyeve për të cilat policia e Kosovës para disa ditësh realizoi një aksion për të mbyllur një prej këtyre vendeve”, thotë Tërnava.

“Javën e kaluar kemi arrestuar 43 persona për të cilët dyshohet se janë ekstremistë. Është e mundshme që ditëve në vijim të ketë edhe arrestime tjera”, ka thënë për DW në gjuhën serbe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Analisti Haki Abazi, në një prononcim për DW në gjuhën serbe, thotë se arsyeja se pse të rinjtë nga Kosova marrin pjesë në promovimin e propagandës radikale islamike vjen si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike në vend.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se në Kosovë nuk do të ketë vend për ekstremizëm, radikalizëm dhe terrorizëm.

“Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vë vazhdojë të luftojë që e mira të triumfojë ndaj të keqes”, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat