Grupi 6+ në siklet, me Bllokun apo me PDK-në?

Kosova

Grupi 6+ në siklet, me Bllokun apo me PDK-në?

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 19:14

Ne ndodhemi ndërmjet dy zjarreve, por jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të përkrahim grupin që do të përbëhet prej shumicës parlamentare”, thotë Demiri, transmeton TVPZ.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni “Vakat”, Rasim Demiri, tregon se Grupi ‘6+’ do të përkrahë atë subjekt politik që e ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Ai thotë se “6+” do të vazhdojë të negociojë me Bllokun dhe PDK-në.

”Edhe para dy ditësh ne kemi pasur takime me partnerin e koalicionit PDK-në dhe ata të Bllokut LDK-AAK-Nisma.

Ne ndodhemi ndërmjet dy zjarreve, por jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të përkrahim grupin që do të përbëhet prej shumicës parlamentare”, thotë Demiri, transmeton TVPZ, citon PrizrenPress.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kontestimin e zgjedhjen Kryeparlamentar të Isa Mustafës.

“Të gjithë janë në dijeni se në seancën e fundit qëndruam në sallë edhe kur aty ndodheshin kolegët nga PDK, por edhe në pjesën kur aty ishin të pranishëm deputetët e bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma, ata nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e komunitetit serb.
Ne kemi menduar që zgjedhja e Kryeparlamentarit ka qenë e rregullt, mirëpo vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka hedhur poshtë këtë pretendim dhe ne e respektojmë plotësisht këtë vendim të saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat