Kusari-Lila AAK-së: Shihemi në promovimet dhe inaugurimet e radhës

Lajme

Kusari-Lila AAK-së: Shihemi në promovimet dhe inaugurimet e radhës

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 18:30

Pas komunikatës së degës së AAK-së në Gjakovë, ku kryetarja e Gjakovës quhet edhe ‘skizofrene’, ka reaguar kabineti i Mimoza Kusari-Lilës.
“Nuk e kemi ditur se ndodheni në panikë kaq të madhe sa të humbni kontrollin në të shprehur dhe të shkruar, të flisni përqartë dhe të komunikoni si të paditur skajshmërishtë. Megjithatë, e bukura është se veprat dhe projektet jehojnë shumë më fuqishëm se ulurimat dëshpëruese tuajat”, thuhet në reagimin e kabinetit të kryetares së Gjakovës.
Tutje theksohet se “Shihemi në promovimet dhe inaugurimet e radhës!”.
“Mirëmbetshi, deri atëherë ju urojmë qetësi shpirtërore për të mirën tuaj”, thuhet në fund të reagimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat