Hoti: Ja pasojat e mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës

Lajme

Hoti: Ja pasojat e mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 11:15

Antëri i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar pasojat e mosfunksionim të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka përmendur agjencitë, bordet, këshillat, komisionet që kanë mbetur pa mbikëqyrje tash e katër muaj.

Hoti ka treguar se këto agjenci nuk i japin askujt llogari.

Ja postimi origjinal:

Pasojat e mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës

Janë 30 agjenci, borde, këshilla, komisione apo zyre të lidhur me Kuvendin e Kosovës, që janë pa mbikëqyrje tash e katër muaj për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e pezulloi funksionimin e Kuvendit të Kosovës, duke mos qarë kokën që e paralizon një numër të madh të institucioneve të shtetit.

Në mungesë të funksionimit të Kuvendit, këto institucione nuk i japin kujt llogari. Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund të vendos së shpejti për rritje të çmimit të energjisë. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të bllokohet së shpejti pasi i kalon mandati Auditorit të Përgjithshëm. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është jofunksional pasi i mungojnë disa anëtarë që i zgjedh Kuvendi i Kosovës. Radiotelevizioni i Kosovës është shndërruar në medium të PDK-së. Agjencia e Privatizimit privatizon prona nëpër komuna pa asnjë konsultim me komunat për nevojat që kanë komunat për tokë publike. Shumë nga këto institucione janë mbushur me militantë të PDK-së që marrin pagë pa qenë asnjë ditë në punë.

Në vijim është lista e institucionet që janë të lidhura drejtpërdrejt me Kuvendin e Kosovës:
1. Agjencia Kosovare e Privatizimit
2. Agjencia Kosovare e Pronës
3. Agjencia Kundër Korrupsionit
4. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
5. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës
6. Autoriteti i Rregullatorit të Hekurudhave
7. Autoriteti i Rregullatorit të Telekomunikacionit
8. Banka Qendrore e Kosovës
9. Bordi Këshilldhënës për Mbrojtjen e Mjedisit
10. Bordi i Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave Tatimore
11. Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës
12. Instituti Gjyqësor i Kosovës
13. Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë
14. Këshilli Gjyqësor i Kosovës
15. Këshilli Kombëtar i Shkencës
16. Këshilli i Kosovës për Trashëgiminë Kulturore
17. Këshilli i Ujërave të Kosovës
18. Komisioni Kosovar i Konkurrencës
19. Komisioni për dhënien e Provimit të Jurisprudencës
20. Komisioni i Pavarur për Media
21. Komisioni Qendror i Regjistrimit
22. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
23. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
24. Komisioni për Ndihmë Juridike
25. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik
26. Organi Shqyrtues i Prokurimit
27. Radiotelevizioni i Kosovës
28. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës
29. Zyra e Rregullatorit të Energjisë
30. Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina, ka shkruar Hoti ne fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat