LAN do të marrë iniciativë të re për të biseduar me Vetëvendosjen

Lajme

LAN do të marrë iniciativë të re për të biseduar me Vetëvendosjen

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 20:52

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese bisedimet për formimin e qeverisë ndërmjet bllokut LDK-AAK-NISMA do të rinisin së shpejti.

Blloku thotë se është i përqendruar në formimin e një qeverie të fuqishme ndërkohë që Vetëvendosje ua përsërit atyre parimet.

Donika Kadaj-Bujupi, thotë se LAN do të marrë iniciativë të re të bisedimit me Vetëvendosjen.

"Do të angazhohemi që të finalizojmë të gjitha marrëveshjet me partnerët tanë duke përfshi edhe Vetëvendosjen. Do të diskutojmë, konsultohemi dhe të shohim se a do të jetë e mundur që të arrijmë një marrëveshje për të bashkë-qeverisur", tha Kadaj-Bujupi për KTV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat