Isa Mustafa: Fiton ai që i fiton shumicën e votave, askush nuk është diegur

Lajme

Isa Mustafa: Fiton ai që i fiton shumicën e votave, askush nuk është diegur

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa i ka dal në mbrojtje deputetes së LDK-ës Vjosa Osmanit pas kritikave të drejtuar ndaj saj.

Mustafa ka thënë se Osmani ka përë një prezantim brilant në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi është i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i zonjës Osmani.

“Vjosa Osmani e bëri shkëlqyeshëm punën e saj
Dje ishim dëshmitarë të një prezantimi brilant të zonjës Vjosa Osmani në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese. Ishin argumente shumë të qarta dhe të bazuara kushtetuese me dokumentim, që u prezantuan nga Vjosa.
Vjosa Osmani, edhe pse kishte lënë dy fëmijët në Australi, me përkushtimin më të madh punoi në përgatitjen e përgjigjes për këtë gjykatë, e cila përgjigje u përkrahë nga LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Unë shpreh mirënjohje për këtë punë të madhe dhe të përkushtuar. Vendimi është i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i zonjës Osmani. Por vendimi ynë është që LDK, AAK dhe Nisma ta qojnë deri në fund projektin e përbashkët të tyre për ndryshime në qeverisjen e këtij vendi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të prezantuar në një komunikatë për media, nuk e shoh as si djegëje e as si fitore të njërës apo tjetrës palë, por dua të theksoj se Kuvendi vendosë në mënyrë demokratike me votat e mbi gjysmës së deputetëve, prandaj do të fitojë ai që siguron këto vota edhe kësaj radhe”, ka shkruar Mustafa në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat