Kuçi: Vendimi i Kushtetueses, i pritshëm

Lajme

Kuçi: Vendimi i Kushtetueses, i pritshëm

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 15:14

Partia Demokratike e Kosovës thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot vendosi në favor të kësaj partie për kontestimin e zgjedhjes së Isa Mustafës, në krye të Kuvendit.
Sipas nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi, vendimi i Kushtetueses ishte i drejt, dhe se PDK-ja nuk ka pasur dilema në të drejtën siç thotë ai legale që buron nga Kushtetuta e Republikës dhe nga legjitimiteti i votës së qytetarëve të vendit.
“Edhe ditën që është arritur ajo marrëveshje, ua kam thënë me bindje profesionale dhe qytetare këtë përfundim edhe para mediave, edhe në emisione, por edhe në pjesën e seancës konstiutive. Kam qenë i bindur si jurist, edhe si Kryetar i Komisionit të Kushtetutës dhe nuk kam thyer kurrizin në dobi partiake, pastaj kam qenë i heshtur për t’i dhënë mundësi gjykatës ta thotë fjalën e vet”, është shprehur Kuçi për Io.
Kuçi thotë se pret të ketë vendim legal dhe demokratik nga të gjithë pa përjashtim, në ndërtimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, duke dhënë përgjegjësi të lartë për premtimet e dhëna para qytetarëve.
Ai ndër tjerash thotë se edhe pse Kushtetuesja ka vendosur në favor të PDK-së, kjo parti nuk do të mbajë inate.
“PDK nuk mbanë inate, do të sillet me përgjegjësi, me urtësi dhe mençuri dhe tolerancë, ndaj çdo individi dhe subjekti”.
Nënkryetari i PDK-së ka shtuar se faza e dilemave ka përfunduar dhe që sipas tij, tani është koha e vendimeve në dobi të qytetarëve dhe vendit me të gjithë akterët politikë dhe shoqërinë civile.
“Ditët e kaluara kanë qenë një sfidë për demokracinë e re në Kosovë, në të cilën, sjelljet ishin racionale, dhe kemi fituar një përvojë më shumë për tash dhe situatat e ngjashme që mund të vijnë”, ka shtuar Kuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat