Gani Geci dorëzohet te Eulex-i

Lajme

Gani Geci dorëzohet te Eulex-i

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 14:31


Ai ka thënë se Ganiu këtij misioni ndërkombëtar i është dorëzuar vullnetarisht. Sipas tij Ganiu këtë veprim e ka bërë vetëm për të treguar se i beson atyre dhe jo institucione të vendit. Të cilave thotë se u kanë shkruar më herët edhe letra zyrtare, por që nuk kanë marr kurrë përgjigje.

“ Mund të them se Ganiu tani është në EULEX. Ai është dorëzuar vullnetarisht dhe nuk ka pas asnjë presion nga askush. Ai tani është në duart e tyre dhe ata do të vendosin për vatin e tij”.

Mirëpo, Fadili nuk ka dashur të flas shumë edhe për ndodhjen e deritashme të Ganiut. Ai thotë se nuk ka asnjë informatë se ku ka qëndruar deri tash i vëllai dhe nuk di gjë se nga cili shtet i është dorëzuar EULEX-it.

“ Nuk kam asnjë informatë për këtë. Nuk kam komunikuar hiq me të. Krejt këto gjëra do ti thotë vet Ganiu, kur ti jepet mundësia me fol”, ka thënë Fadil Geci.

Gani Geci dorëzohet te Eulex-i

Burime të mediave kanë treguar se ish-deputeti para pak çastesh i është dorëzuar organeve të misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, me kusht që të mos ketë punë me gjyqësorin kosovar.

Dorëzimi i tij pritet të konfirmohet në orët në vazhdim.
Ruzhdi Shaqirit ishte vrarë në qytetin e Skenderajt, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kishte kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Ruzhdi Shaqiri, dyshohet se ishte vrarë në një restorant në qytetin e Skenderajt, dhe atë pas një fjalosje që kishte pasur me tashmë të dorëzuarin Gani Geci.

Që nga momenti i vrasjes, familjarët e Gani Gecit, deklaronin se Ganiu nuk gjendej në Kosovë, dhe se për shkak të pasigurisë në burgje të Kosovës, ai është larguar në Zvicër apo në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat