Lahi Brahimaj, me traktor 60 mijë euro

Lajme

Lahi Brahimaj, me traktor 60 mijë euro

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 17:37

Lahi Brahimaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si duket është i dhënë pas teknikave bujqësore, ku dhe kohë pas kohe, ai është parë në fotografi të ndryshme në cilësinë e një bujku të vyeshëm.

Brahimaj në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka në pronësi një Grand traktor i cili ka vlerë rreth 59 mijë euro, po ashtu ai ka deklaruar se përveç këtij në pronësi ka edhe traktorë dhe teknikë tjetër bujqësore.

Brahimaj ka deklaruar se në llogaritë e tij bankare i ka vetëm 3700 euro të depozituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat